Mediterranean Esports Games (MEG) 2026
Federata Esports Kosova mori pjesë në Mediterranean Esports Games (MEG) 2026, një nga garat më të rëndësishme rajonale në esports, e cila u zhvillua në qytetin e Barit, në Mal të Zi, më 24 dhe 25 prill, në kuadër të Montenegro Future Festival.
Ky event ndërkombëtar mblodhi lojtarët dhe përfaqësuesit më të mirë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, duke ofruar një platformë për garë, bashkëpunim dhe zhvillim të industrisë së esports dhe teknologjisë. Në kuadër të MEG 2026 u zhvilluan gara në titujt e njohur eFootball dhe Tekken 8, duke sjellë konkurrencë të nivelit të lartë mes shteteve pjesëmarrëse.
Eventi u organizua nga Mediterranean Esports Federation në bashkëpunim me Esports Federation of Montenegro, si pjesë e një festivali që bashkoi gaming-un, inovacionin dhe industrinë digjitale, me pjesëmarrje nga dhjetëra shtete dhe mijëra vizitorë.
Kosova u përfaqësua në kategorinë eFootball nga lojtari Genc Shala, i cili u përball me përfaqësuesit e vendeve të tjera të rajonit dhe prezantoi me dinjitet ngjyrat e shtetit tonë në këtë skenë ndërkombëtare.
Në kategorinë Tekken 8, këtë edicion Kosova nuk arriti të siguronte kualifikimin.
Federata Esports Kosova falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë përfaqësim dhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar promovimin dhe zhvillimin e esports në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për talentet vendore në arenën ndërkombëtare.