Eventet e kaluara

IESF World Championship 2024, Riyadh

Një ngjarje prestigjioze në botën e esports, ku ekipet më të mira nga e gjithë bota garuan për tituj ndërkombëtarë. Eventi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit global dhe ngritjes së kulturës së esports.

Kampionati Shtetëror i Kosovës 2024

Një garë kombëtare me pjesëmarrjen e mbi 1000 lojtarëve nga 200 ekipe për të përfaqësuar Kosovën në skenën ndërkombëtare. Eventi tërhoqi një audiencë të madhe live dhe online, duke promovuar esports në vend.

Kampionati Shtetëror i Kosovës 2023

Kampionati kombëtar ofroi një platformë për lojtarët më të mirë për t’u përzgjedhur për arenën ndërkombëtare. Mbi 500 lojtarë garuan në kategori si CS:GO, DotA 2 dhe PES, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.

EEF & IESF – European & World Championship Qualifications

Kosova u kualifikua me sukses për kampionatin Europian, duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e DotA 2. Eventi pasqyroi aftësitë konkurruese të ekipit në nivel ndërkombëtar.