Kampionati Shtetëror i Kosovës për lojërat elektronike u mbajt në prill të këtij viti para një audience të madhe në Klan Arena në Prishtinë. Mbi 1000 lojtarë nga 200 ekipe morën pjesë në garat e lojërave të CS2, DotA 2, dhe eFootball (online dhe offline), ku ekipet u përzgjodhën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në IESF WEC24 që do të mbahet në Riad, Arabi Saudite.
Statistika dhe Rezultate
U regjistruan 23 orë e 5 minuta transmetime live.
Maksimumi i shikuesve konkurrent arriti në 1,837.
Transmetimet arritën mbi 425,949 minuta të shikuara në total.
Më shumë se 11,946 shikues unik ndoqën eventin online.
Ndikimi në Komunitetin e eSports
Audienca e këtij eventi përfshiu pasionantë të eSports, duke shkaktuar një impakt të madh në rrjetet sociale:
Reach prej 240,000 në Facebook nga 60 postime.
Reach prej 154,000 në Instagram nga 60 postime.
Ngjarja shënoi një sukses të jashtëzakonshëm, duke fuqizuar skenën e lojërave elektronike në Kosovë dhe duke motivuar lojtarët për të shkëlqyer në garat ndërkombëtare.