FESK Esports Hub

Një epokë e re për gaming-un në vendin tonë po fillon . Në kuadër të Federatës Esports Kosova, hapim dyert e qendrës më të madhe dhe më serioze të esports-it në vend — FESK Esports Hub.

45 Gaming PC të fuqishëm.
7 Dhoma private.

Një mision i qartë: Identifikimi dhe trajnimi i gamer-ëve profesionistë që do ta përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Kjo nuk është thjesht një gaming center.

Kjo është fabrika e kampionëve.

Nëse ke ëndërr me u bo pro, me u testu në kushte profesionale, ose thjesht me e përjetu nivelin tjetër të gaming-ut — FESK Esports Hub është vendi për ju.

Eja, provoje, sfido shokët, krijo ekipin, dhe bëhu pjesë e komunitetit që po e çon esports-in kosovar në një tjetër nivel.

FESK Esports Hub — Ku talenti zbulohet. Ku kampionët krijohen.